Analisti Frrok Çupi thotë se shqiptarët kanë pasur shumë akses në Vatikan, teksa në ceremoninë mortore për Papa Françeskun, është edhe kardinali Ernest Troshani.
Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se kardinali Troshani ka qenë një njeri i vuajtur në diktaturë.
Lidhur me vizitën e Françeskut në Tiranë në vitin 2014, Çupi e konsideroi një ditë të jashtëzakonshme.
“Shumë i rëndësishëm, për t’u vënë re prej nesh, qytetarëve, medias, në kuptimin e kishës. Ne, shqiptarët kemi pasur shumë akses në Vatikan, me historitë tona dhe kemi Papë me origjinë shqiptare. Kemi pasur lidhje të fuqishme, heroi ynë kombëtar, ishte njeri i brendshëm, sa afër ishte Vatikani. Me Vatikanin kishin të njëjtën ide për mbrojtjen e Evropës. Kardinali shqiptar është njeri i vuajtur në kushtet e diktaturës komuniste. U godit katolicizmi. Kur ke shumë lidhje me Vatikanin, diku duket se i ka rregulluar perëndia me duart e veta. Ishte ditë krejtësisht e veçantë. Ishte një ditë ku u duk sikur pushoi koha, konflikti, trazira, ka qenë ditë krejt e jashtëzakonshme”, theksoi ai./abcnews.al

