Ceremonia e inagurimit të presidentit Trump do të mbahet në datë 20 janar në Uashington DC në një event madhështor dhe të mirëorganizuar.
Ftesat janë shpërndarë për personalitete nga e gjithë bota. Së fundmi, Michelle Obama ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë. Sakaq, ish- presidenti Barack Obama ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e 60-të të inagurimit.
Aryset e mungesës së zonjës Obama nuk janë bërë me dije. Michelle Obama gjithashtu nuk mori pjesë në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter javën e kaluar. Barak Obama, George W. Bush, Laura Bush dhe Bill dhe Hillary Clinton, presidenti Joe Biden dhe Jill Biden , ishin të pranishëm në ceremoni.
Sipas NBC News, Michelle Obama ka marrë pjesë në çdo inaugurim që nga inaugurimi i bashkëshortit të saj në vitin 2009, duke përfshirë atë të Trumpit kur ai pasoi Obamën në 2017.
/ abcnews.al