Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Kapitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden.
Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin Biden gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit. Presidenti pritet të bëjë betimin e zyrës jashtë ndërtesës në mesditë, me orën lokale.
Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence. /abcnews.al/