Ceremonia e inagurimit, Biden: Mirëpres Mike Pence në vend të Trump

schedule13:43 - 9 Janar, 2021

schedule 13:43 - 9 Janar, 2021

Joe Biden gjatë një deklaratë për mediat tha se është dicka e mirë që Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e tij të inaugurimit.

Ai shtoi se Trump nuk është i përshtatshëm për t’i shërbyer vendit dhe ka qenë një nga presidentët më të paaftë të të gjitha kohërave. Në të kundërt ai i u shpreh i kënaqur për praninë e zv/presidentit Mike Pence.

Donald Trump, i rikthyer në Twitter pas bllokimit që i ishte bërë nga rrjeti social menjëherë ka publikuar mesazhe pa filtra: “75 milion patriotë ë mëdhenj amerikanë që votuan për mua, për Amerikën në vend të parë, për të bërë Amerikën sërish të madhe, do të kenë sërish zërin e tyre në të ardhmen.” Më pas ai shtoi: “Për të gjithë ata që kanë pyetur – nuk do të jem i pranishëm në ceremoninë e 20 janarit.

Vetëm në atë moment pasi të betohet mbi bibël, Biden do të bëhet zyrtarisht presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si u konfirmua dhe nga kongresi në mbrëmjen e sulmit: bilanci i të trazirave është prej pesë viktimash, mes të cilave dhe një agjent policie.

Ndërkohë kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi, po përgatitet që të japë goditjen përfundimtare për Trump: nëse nuk do të japë dorëheqjen, ose nëse zv/presidenti Mike Pence nuk do të nisë procedurën e pezullimit sipas amendamentit të 25 të kushtetutës, ajo vetë do të nisë procedurën e impeachment në dhomë, javën e ardhshme.

Një lëvizje simbolike, pasi koha që ka në dispozicion nuk është e mjaftueshme. Pelosi i kishte kërkuar Pence një ditë më parë që të niste procedurën për largimin nga pushteti, por nuk mori asnjë përgjigje. Pelosi deklaroi se kishte biseduar dhe me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura Mark Millei për të diskutuar lëvizjet që duhen bërë për të ndaluar atë që e cilësoi si një president të paqëndrueshëm – i aftë për të nisur sulme ushtarake apo në gjendje për të përdorur kodet e lëshimit të raketave si dhe të një sulmi bërthamor.

Lideri i minorancës republikane në Dhomën e përfaqësuesve, deputeti Kevin McCarthy,

shprehu kundërshtimin e tij për impeachment. Një tezë e tillë vetëm pak ditë para përfundimit të mandatit të tij, do të përcante dhe më shumë vendin, shtoi ai.

I pyetur për mundësinë e shkarkimit të Trump, presidenti i zgjedhur u shpreh se vendimi i takon kongresit dhe se prioriteti i tij aktualisht është emergjenca e koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë në krizë si pasojë  e pandemisë.

Biden kërkoi një konfirmim të shpejtë të emërimeve të tij në qeveri, menjëherë as inaugurimit: do të jetë presidenti i parë në historinë moderne amerikane që do të ulet në Shtëpinë e Bardhë me pothuajse asnjë ministër të konfirmuar nga senati, për shkak të vonesave të krijuara nga tranzicioni./abcnews.al