Zonja e Parë Jill Biden, ka mbërritur në Westminster Abbey me mbesën e saj. Ajo përfaqëson SHBA-në në emër të Joe Biden, i cili nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin.
Presidenti amerikan është përballur me disa kritika, veçanërisht nga paraardhësi i tij dhe rivali i mundshëm i zgjedhjeve të vitit 2024, Donald Trump, për mospjesëmarrjen në kurorëzimin e Mbretit.
Por, asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në kurorëzimin e një monarku britanik.
Gjatë ngjarjes së fundit të tillë, kur mbretëresha e ndjerë u kurorëzua në vitin 1953, atëherë presidenti i SHBA Dwight Eisenhower dërgoi një delegacion të dërguarish për ta përfaqësuar atë.
/abcnews.al