Europa League ka njohur një ditë më parë ekipet ccerekfinaliste dhe nuk është se ka pasur surpriza, nisur edhe nga ndeshjet e para. Roma-Sevilla ishte takimi që cilësohej si më interesant, që e fituan spanjollët specialistë të këtij kompeticioni.
Në raundin tjetër ato kanë një tjetër ndeshje të vështirë, kundër Wolverhampton. Kjo ndeshje luhet ditën e martë, prej orës 21:00. Në të njëjtën ditë zbret në fushë edhe një shqiptar, Taulant Xhaka. Basel kaloi në çerekfinale dhe në këtë fazë përballet me ukrainasit e Shakhtar Donetsk.
Të hënën luajnë dy ekipet favorite për trofeun, Inter dhe Manchester United. Zikaltrit duhet të djersijnë, duke pasur parasysh se përballë do të kenë gjermanët e Bayer Leverkusen. Ndryshe situata për United, që ndeshet me Copenhagen dhe kalimi në gjysmëfinale shikohet si detyrim. /abcnews.al
EUROPA LEAGUE – FAZA ÇEREKFINALE
E hënë, më 10 gusht, ora 21:00
Inter-Bayer Leverkusen
Manchester United-Copenhagen
E martë, më 11 gusht, ora 21:00
Sevilla-Wolverhampton
Shakhtar Donetsk-Basel