“Çepelen e pret një e ardhme e shkëlqyer”, Altin Lala ua prezanton gjermanëve

schedule14:39 - 10 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 10 Tetor, 2020

Ramen Çepele është transferuar në Gjermani. Mbrojtësi i talentuar 17-vjeçar, i cili u grumbullua nga Edi Reja për sfidat muajit shtator të kombëtares në Nations League (i duhet të presë për debutimin), ka kaluar nga Interi te Hannover 96.

Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2022 me klubin gjerman, e para si lojtar profesionist për të. Ai do të aktivizohet në fillim tek ekipi U19 i Hannover, teksa një dorë në këtë transferim dha edhe Altin Lala.

Ish-mesfushori i njohur i kombëtares shqiptare dhe i Hannoverit, në një prononcim për Sportbuzzer.de nuk i ka kursyer elozhet për adoleshentin. “Mendoj se Ramen ka një të ardhme të shkëlqyer përpara.

Presidenti i Hannoverit, Martin Kind ka thënë se nëse nuk do të funksionojë, do të jetë një telash që askush nuk e dëshiron. Shumë shpejt Çepele do të debutojë edhe me skuadrën e parë, për t’u përfshirë gradualisht në futbollin profesionist.

Reja e ka ndjekur prej një viti dhe tani mund ta aktivizojë në kombëtare për ta bërë lojtarin më të ri që mbron ngjyrat kuqezi. Ka shumë gjasa që të bëhet një profesionist i madh, pasi Ramen është shtatlartë, di të hapë mirë lojën, ekzekuton shumë mirë goditjet standarde dhe është inteligjent.

Ai luajti për ekipet kombëtare të të rinjve italianë në U15, U16 dhe U17, madje ishte kapiten. Interi kërkoi t’i rinovojë kontratën, por ai zgjodhi transferimin te Hannoveri, pasi babai i tij është fans i futbollit gjerman“, thekson Altin Lala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!