Çepele transferohet në Gjermani, mbrojtësi i talentuar firmos për dy vite

schedule18:55 - 1 Tetor, 2020

schedule 18:55 - 1 Tetor, 2020

Ramen Çepele është transferuar në Gjermani. Mbrojtësi i talentuar 17-vjeçar, i cili u grumbullua nga Edi Reja për sfidat muajit shtator të kombëtares në Nations League (i duhet të presë për debutimin), ka kaluar në formë huazimi nga Interi te Hannover 96.

Qendërmbrojtësi është prezantuar ditën e sotme në klubin e Bundesliga 2, aty ku ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2022, e para si lojtar profesionist për të.

https://www.instagram.com/p/CFz0gdBgo6O/?utm_source=ig_web_copy_link

Drejtori sportiv i Hannover, Gerhard Zuber u shfaq i lumtur për afrimin e adoleshentit shqiptar. “Me nënshkrimin me Ramen Çepelen, vazhdojmë përpara për afrimin e lojtarëve të rinj të talentuar, për t’i trajnuar dhe përgatitur më pas për kalimin në ekipin e parë.

Ramen do të aktivizohet në fillim me ekipin U19. Ai kishte oferta edhe nga klube të tjera, por jemi të kënaqur që vendosi të zgjedhë Hannover 96“, u shpreh drejtuesi gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!