CEO i TikTok: Mbyllja e aplikacionit do të rrezikonte qindra vende pune dhe biznese të vogla

schedule12:03 - 14 Mars, 2024

schedule 12:03 - 14 Mars, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Shou Zi Chew, ka paralajmëruar se mbyllja e aplikacionit do të mbyllte mijëra biznese të vogla dhe do t’i jepte fuqi gjigandëve të tjera të rrjeteve sociale.

Cheë eklaroi se kompania do të bëjë çmos për të parandaluar mbylljen e tik tok.

“Nëse kalon legjislacioni, do u japë më shumë fuqi drejtuesve dhe kompanive të tjera të rrjeteve sociale. Do të nxirrte po ashtu miliarda dollarë nga xhepat e krijuesve dhe bizneseve të vogla.

Do të rrezikonte pushimin nga puna të më shumë se 300 mijë punonjësve amerikanë”, tha Shou Zi Chew, drejtor i përgjithsëm i TikTok.

 

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë dërrmuese votoi të mërkurën një ligj që detyron pronarin kinez të TikTok, ByteDance, të shesë aksionet e platformës brenda 6 muajve, ose do të ndalohet në shba.

Projektligji kaloi 352-65 në një votim dypartiak, por ai përballet me një rrugë më të pasigurt në Senat. Projektligji erdhi pasi Uashingtoni beson se rrjeti Social Tik Tok përdoret nga qeveria kineze për vjedhjen e te dhënave te qytetareve amerikane.

Ligjvënësit pretendojnë se ByteDance i nënshtrohet qeverisë kineze, e cila mund të kërkojë akses në të dhënat e konsumatorëve të TikTok në SHBA në çdo kohë që dëshiron. Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga drejtuesit e kompanive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!