CEO i një kompanie jep rreth 11,500 euro në vit që qeni i saj të bëjë jetë mbretërore

schedule14:23 - 16 Nëntor, 2023

schedule 14:23 - 16 Nëntor, 2023

Noel Duan është CEO i një kompanie, por mbi të gjitha një “nënë profesioniste e qenve” siç shprehet ajo në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Në fund të fundit, kur Artemisa, siç quhet qeni i saj, u bë… familja e saj në një kohë të vështirë, mbështetja e saj e vetme.

Gruaja 32-vjeçare ka pohuar se e ka gjetur Artemiswn teksa po shëtiste rrugëve të Majamit, SHBAAjo jetonte në Nju Jork në atë kohë dhe kishte qenë në Florida duke u përpjekur të kuptonte se çfarë të bënte me jetën e saj.  Shtatë vjet më vonë ajo drejton një kompani për kujdesin e lëkurës së kafshëve shtëpiake në Londër dhe Artemis po jeton si mbretëreshë.

Tashmë, Artemisa po shijon suksesin e “nënës”. Ajo merr mësime private noti dhe ha ushqime të përgatitura posaçërisht me mish derri, këmbë pule, mish dreri ose viçi, perime, dardha, mollë, fara chia dhe më shumë. Përveç kësaj, qeni është i botës dhe ka shumë lodra dhe tre krevate, njëri prej të cilëve kushton rreth një mijë euro.

“Qeni im ha një dietë shumë më të mirë se unë, dhe ndoshta duhet të ha si qeni im nëse dua të marr trupin e ëndrrave të mia”, thotë ajo.

Duke mbajtur shënim se sa para dha gjatë vitit 2022 për qenin e saj, Noel Duan tha se dha rreth 11,500 euro, përfshirë biletat për udhëtime në Suedi, Francë, Gjermani dhe Greqi. Në rrjetet sociale ajo ka marrë shpesh komente negative për jetën luksoze që bën qeni i saj, në një kohë kur varfëria mundon një pjesë të madhe të planetit. Ajo thotë se është e lumtur që i jep para Artemisës pasi i sjell një gëzim të madh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!