Cënimi i privatësisë dhe përmbajtjet e papërshtatshme, kush duhet ta kontrollojë web-in?

schedule19:47 - 14 Tetor, 2021

schedule 19:47 - 14 Tetor, 2021

A duhet që video-uebsajtet ta rishikojnë përmbajtjen që prodhojnë para se ta publikojnë? Ku qëndron kufiri midis gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes për dhunë? A është pornografia e krijuar nga inteligjenca artificiale cënim i privatësisë? Të gjitha këto janë pyetje të vështira, por pas tyre qëndron një pyetje edhe më e vështirë: kush duhet t’i japë përgjigjet?

Në internet, dilema të tilla po zgjidhen gjithnjë e më shumë nga firmat private. Rrjetet sociale po vendosin se çfarë lloj dezinformimi të ndalojnë. Kompanitë e “mbajtjes” së uebit po heqin faqet që ata i konsiderojnë të dëmshme. Kurse firmat financiare po kufizojnë në mënyrë më aktive atë që njerëzit mund të blejnë në rrjet.

Portierët digjitalë po bëjnë një punë të përzier. Por gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se nuk është aspak puna e tyre. Kompromiset rreth asaj që mund të thuhet, bëhet dhe blihet në internet kanë nevojë urgjente për kontributin e përfaqësuesve të zgjedhur. Deri më tani qeveritë kanë qenë më të mira për t’u ankuar sesa për të marrë përgjegjësinë.

Shembull sesi firmat private janë kthyer në polici digjitale mund të merrni parasysh rregullat mbi pornografinë në internet që u prezantuan nga Mastercard më 15 tetor. Në përpjekje për të hequr qafe materiale të paligjshme, firma e kartave po kërkon që faqet pornografike të ndërmarrin hapa që shkojnë përtej asaj që kërkon ligji, duke përfshirë rishikimin e pamjeve para publikimit dhe kontrollimin e identitetit të atyre që ngarkojnë ose shfaqen në të.

Sajtet që vlerësojnë se këto lloj rregullash janë shumë të vështira nuk kanë asnjë detyrim për të punuar me Mastercard. Por Visa gjithashtu po ndjek të njëjtën rrugë dhe të dy firmat trajtojnë 90% të pagesave me kartë jashtë Kinës, që do të thotë se ata po bëhen rregullatorët de facto të industrisë.

Liberalët nga ana tjetër duhet të arrijnë një ekuilibër. Firmat private në përgjithësi duhet të jenë të lira të merren me kë të duan. Ashtu si Facebook mund të ndalojë ligjërisht njerëz si Donald Trump nga rrjeti i tij dhe Amazon Web Services mund të refuzojë të presë aplikacione miqësore me të djathtën alterative si Parler, Mastercard është e lirë të heqë faqe të veçanta pornografike.

Megjithatë fuqia në treg e këtyre firmave dhe rivalëve të tyre shpesh me mendje të njëjtë do të thotë që pa miratimin dhe mbështetjen e tyre, individët ose bizneset mund të përballen me përjashtim, edhe nëse nuk kanë shkelur asnjë ligj. Megjithatë, në raste delikate,  portierët privatë do të gabojnë në anën e kujdesit.

Çfarë nxitje ka për një rrjet social që të lejojë gjuhën urrejtëse kufitare, ose që një bankë të merret me një industri ligjërisht të ndërlikuar si kanabisi?

Ilaçi më i mirë do të ishte më shumë konkurrencë, kështu që nëse Visa dhe Mastercard ndalojnë një faqe pornografike ose Facebook pezullon një figurë të diskutueshme, konsumatorët kanë alternativa. Kjo nuk do të ndodhë shpejt: efektet e rrjetit janë të fuqishme në mediat sociale dhe dërrmuese në biznesin e pagesave.

Ndërkohë, kompanitë private që e gjejnë veten duke vepruar si portierë duhet të jenë transparentë në lidhje me rregullat e tyre, si i bëjnë ato dhe çfarë dëmshpërblimi ofrojnë. Nën presionin e publikut, rrjetet sociale kanë ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Facebook i dërgon vendime të vështira një “bordi mbikëqyrës” të pavarur; Twitter këtë javë publikoi një sërë parimesh për rregullimin e fjalimit në internet. Institucionet financiare janë më të padeportueshme.

Mastercard shpjegoi rregullat e saj të reja në një postim në blog. Kur OnlyFans, një faqe e njohur për përmbajtje eksplicite seksuale, fajësoi bankat ndryshimin me detyrim të politikës së saj të përmbajtjes në fillim të këtij viti, bankat në fjalë nuk bënë asnjë koment.

Megjithatë përgjegjësia më e madhe i takon qeverive. Ato kanë të drejtë të jenë të kujdesshëm ndaj kufizimit të të folurit. Në shumicën e rasteve janë liderët botërorë ata të filet janë shumë të gatshëm për të mbyllur debatin në internet. Por përkufizimi i kujdesshëm se si mund të manovrohet rreth lirisë së shprehjes dhe si mund të krijohen masa mbrojtëse  do të ndihmonte në sqarimin se ku despotët kanë tejkaluar kufirin.

Për më tepër, në shumë fusha fuqia mbajtëse e “portave” e përdorur nga firmat private është me të vërtetë pasojë e mosveprimit të qeverisë. Mbajtja e pornografisë hakmarrëse jashtë uebit ose kufizimi i aksesit të fëmijëve në përmbajtje virale janë fusha ku qeveritë mund të veprojnë nëse duan.

Në vend të kësaj, qasja e shumë njerëzve ka qenë të mos bëjnë asgjë dhe më pas të shtiren si shok kur kompanitë që rrisin fitimin të dalin me përgjigje që mund të mos jenë në interes të shoqërisë. Politikanët kanë të drejtë të paralajmërojnë se disa kompani private kanë shumë fuqi në internet. Por ato firma kanë përfunduar me kaq shumë përgjegjësi pjesërisht sepse vetë politikanët e kanë braktisur atë.

Burimi: The Economist

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!