Celulari që po karikohej ra brenda vaskës, humb jetën 16 vjeçarja në Itali

schedule10:03 - 4 Maj, 2023

schedule 10:03 - 4 Maj, 2023

Një 16 vjeçare italiane ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vaskën ku po bënte dush.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte 16-vjeçarja me prindërit e saj në zonën Montefalcione të Avellino, Itali. Sipas mediave 16 vjeçarja, Maria Antonietta Cutillo, humbi jetën pasi celulari i saj bashkë me karikuesin ranë në vaskë.

Në momentin e aksidentit 16-vjeçari që po bënte banjë, fliste në celular me një shoqe, ndërsa prindërit e adoleshentes nuk kanë qenë në shtëpi në atë moment.

Autoritetet u njoftuan nga shoqja e vajzës, e cila u shqetësua kur telefonata u shkëput papritur. Ekipet e shpëtimit që kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur të vdekur 16-vjeçarin pas një goditjeje elektrike.

Mediat italiane raportojnë se babai i 16-vjeçares është një biznesmen i njohur në zonën e Irpinisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!