Celularë dhe pajisje të tjera kontrabandë, arrestohet pronari i servisit në Fier

schedule10:50 - 4 Shkurt, 2023

schedule 10:50 - 4 Shkurt, 2023

Policia e Fierit ka vënë në pranga pronarin e një dyqani që shiste celularë dhe pajisje të tjera kontrabandë. 42 vjeçari me inicialet G. K iu shmangej detyrimeve tatimore duke mos regjistuar pajisjet që shiste. Policia sekuestroi 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike.

Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore.42 vjeçari akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./abcnews.al