Çelja e 50 breshkave në parkun e Divjakës

schedule15:52 - 15 Gusht, 2018

schedule 15:52 - 15 Gusht, 2018

Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë. Komenti është i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në faqen e tij në rrjetet sociale ku ka postuar videot e breshkave të reja Carreta- Carreta. “Një tjetër vlerë për zonën tonë bregdetare që tashmë do të jetë pjesë e një studimi më të thelluar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me ekspertë vendas e të huaj.”– thekson ministri Klosi.

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/310568646368405/

Sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, mbrojtja e habitatëve nga moratoriumet e gjuetisë dhe pyjeve, kanë dhënë efektet pozitive në biodiversitetin shqiptar. Folenizimi dhe çelja e 50 breshkave reja oqeanike Carreta–Carreta është rasti i parë i monitorimit në bregdetin shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!