Celibashi: Na sulmuan aplikacionin e KQZ që tregon të dhënat e pjesëmarrësve në votim

schedule14:27 - 25 Prill, 2021

schedule 14:27 - 25 Prill, 2021

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se mesditën e sotme është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton, i cili update-on të dhënat e shifrave të votuesve orë pas ore. Ai tha se shifra se deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve bazohet vetëm te raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 në total. Celibashi u shpreh se nëse problemi nuk do të zgjidhet, kanë gati planin “B” për një tjetër aplikon, por edhe një plan “C”.

Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuar, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C.

https://www.youtube.com/watch?v=xeSTg_hVlq0

Në këtë aplikacionin, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron cdo orë, por e bën edhe cdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit. Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar. Alternativa tjetër është përmes një aplikacioni tjetër”tha ai.

E ndërsa i cilësoi të përkoshme pezullimet e votimeve në disa qendra, Celibashi sqaroi edhe konfliktet në disa zona. “Konfliktet në pjesën më të madhe kanë qenë të karakterit të administrimit zgjedhor dhe jo të vendosin në rrezik zhvillimin dhe integritetin e procesit. Në shkollën “Betim Muço” ka pasur një grumbullim njerëzish edhe në pjesën e brendshme të qendrave të votimit. Kemi dërguar inspektorë të KQZ dhe situata tashmë atje është qartësuar dhe procesi është duke vijuar normalisht” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!