Celibashi: Rezultati i Njësisë 10 del pas 12 orësh, ndërkombëtarët e kanë bërë publik qëndrimin e tyre

schedule21:35 - 22 Prill, 2021

schedule 21:35 - 22 Prill, 2021

Kreu i KQZ-së. Ilirjan Celibashi nga studio e Log në ABC ka dhënë detaje në lidhje me votimin  online në njësinë 10 në Tiranë, ku ka theksuar se rezultati deri mëngjesin e 26 prillit nuk do të bëhet publik.

Celibashi ka theksuar se nga 32 qendrat e votimit do të mblidhen të gjithë pajisjet e votimit dhe do të grupohen në qendrën e numërimit të votave ku dhe do të behët me pas numërimi dhe publikimi i rezultatit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se partitë politike kanë theksuar se rezultati i shpallur menjëherë mund të kishte demotivim ndaj dhe është vendosur ora 8 e mëngjesit për shpalljen e tij.

“Integriteti i votës dhe fshehtësia e votës është 100% nuk ka asnjë lloj mundësie s kompania vetë që të shikojë se për ka votuar zgjedhësi. Kemi pasur raste që kaqenë në moshë të thyer ku ne patëm vështirësi për mënyrën se si do të bëhet votimi.

LEXO EDHE: Si do të votohet të dielën? Kreu i KQZ-së sqaron formulën se si mund të procedohet

Partitë janë njëlloj dhe nuk ka rëndësi një emër i përveçëm, ndaj preferoj të mos them partinë që e kërkoi një gjë të tillë por ka pas dhe një diskutim me të gjithë partitë e tjera dhe ramë dakord që rezultatin e njësisë 10 në Tiranë do e japim në orën 8 të mëngjesit. 64 pajisje do të grumbullohen tek qendra e numërimit të votave, për këtë kemi rënë dakord, pasi për çështje sigurie nuk kemi vendosur që të bëhet online por të bëhet në sy të publikut.. Shtyrja e orarit të votimit do të jetë vetëm nëse në qendrën e

Gjithashtu ai ka theksuar se përsa i përket shtyrjes së orarit të votimit për shkak të muajit të Ramazanit, ka theksuar se ky është një vendim që merret vetëm ditën e votimeve në bazë të ngjarjeve.

“Rasti i shtyrjes së orarit të votimit në të gjithë territorin merret vetëm në ndonjë arsye të madhe që mund të ndodhë në ditën e votimit”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me takimin e sotëm me zyrtarët ndërkombëtarë ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ambasadorin Luigi Soreca është shprehur se s’ka asgjë të fshehtë.

Sipas Celibashit në takim ato thjesht kanë diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

“Ambasadorja  e ka bërë publik qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar është i qartë dhe thjesht kanë ritheksuar atë ndaj çdo sjellje që shkon në kundërshtim me ndërkombëtarët. Nuk ka asgjë që nuk mund të thuhet  në këtë takim”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al