Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se ka nisur asgjësimi i të dhënave të zgjedhësve të zgjedhjeve të shkuara si dhe materialet zgjedhore. Nga Lundra ai tha se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit.
“Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe do fillojë ky proces për asgjësimin e të dhënave në server. Kjo mund të përfundojë për 10 ditë.
Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave. Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë”, tha Celibashi. /abcnews.al