Celibashi e Pelinku vijnë me konsensus, miratohen rregullat për identifikim biometrik

schedule15:53 - 31 Tetor, 2020

schedule 15:53 - 31 Tetor, 2020

Nga Esiona Konomi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dhe z.komisionerja Lealba Pelinku erdhën tërësisht të dakordësuar me njëri-tjetrin përpara Këshillit Rregullator nga ku kërkuan votën për miratuar kriteret teknike se si do të aplikohet teknologjia ne zgjedhje për identifikimin biometrik të votuesve.

“Jemi dakordësuar për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me karakteristikat apo pajisjet për identifikimin biometrik të shtetasve”, tha Celibashi gjatë mbledhjes.

Rreth 5 muaj para zgjedhjeve KQZ nuk humbi kohën në burokraci. “Kohën politika e ka humbur në lidhje në këtë çështje në kuptim të rregullimit ligjor. Ne përpiqemi që ta fitojmë me angazhim më të dedikuar”, u shpreh Kryekomisioneri.

Konsensusi u shtri edhe në tryezën e Rregullatorit, nga ku kriteret teknike u miratuan me dakordësi 100%. Sipas këtij projekt-vendimi me dakordësi që vijnë nga Kodi Zgjedhor, në 25 prill të gjithë votuesit do të identifikohen përmes aparaturave elektronike që lexojnë kartat e identitetit. Është ky plotësimi i një prej kërkesave të opozitës, e cila synon që përmes përdorimit të teknologjisë të shmangë votimin familjar apo atë të emigrantëve.

Implementimi i teknologjisë në zgjedhje ishte një prej 5 kushteve të opozitës në marrëveshjen e 5 qershorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!