Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se po kryejnë hetimet për veprimet e komisionerëve dhe numëruesve. Sipas tij materialet do të dërgohen në prokurori për të gjithë ata që kanë abuzuar.
“Po bëjmë hetimet tona për veprimet e komisionerëve dhe numëruesve dhe do t’i dërgojmë në prokurori të gjithë ata që kanë abuzuar,” tha Celibashi.
Lexo edhe: “Kamerat, numërimi dhe tjetërsimi i votës”, Vetëvendosja ankohet, Celibashi: Çojini në KAS
Po ashtu ai shtoi, se do të mbështesin çdo subjekt politik lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi në procesin zgjedhor.
“Jemi në proces verifikimi të pretendimeve si ka qenë sjellja e anëtarëve të komisionit. Mbështesim çdo nismë dhe aksion të kujtdo subjekt për të denoncuar akte që janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës. KQZ është e gatshme të vërë në dispozicion çdo material filmik apo tjetër që i shërben zbardhjes së të vërtetës. Lidhur me kamerat 360 gradë, ato që nuk i keni marrë do t’ua japim,” deklaroi Celibashi. g.v/abcnews.al