Çelet sezoni veror në Fier, Subashi: Perla e Adriatikut, presim dyfishim të turistëve

schedule14:41 - 31 Maj, 2025

schedule 14:41 - 31 Maj, 2025

Bregdeti i Darëzezës  është gati për të pritur turistët  gjatë kësaj vere. Kryebashkiaku Armando Subashi tha se  perla e pashfrytëzuar e Adriatikut, pret dyfishim të turistëve ndërsa  hapi më i rëndësishëm është hartimi i një  masterplani për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit qe parashikon ndërtimin e hoteleve e bizneseve bashkëkohore në zonë.

Aktualisht  61 operatorë turistikë ushtrojnë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare Darëzesë – Seman këtë verë .

Subashi tha gjithashtu se sipërfaqja e rërës kurative te plazheve te fierit do të shfrytëzohet 40 % si hapësirë publike dhe pjesa tjetër për privatët. Nga ana e bashkisë do të mundësohen investime për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ujësjellësit për të siguruar ujin e pijshëm.

sezoni turistik 2025 është çelur zyrtarisht dhe  “ Festa e Valëve” ka mbledhur në Darzezë  shumë qytetarë  në një koncert artistik me kënge e valle të trevës së Myzeqesë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!