Festa e Parkut Kombëtar “Shebenik” ka nisur me çeljen e sezonit turistik.
Aktivitet të shumta u mbajtën në një nga atraksionet më të bukura turistike, në “Fushë Studë”. Këngët dhe vallet tradicionale, panairi i produkteve bio, janë mënyrat më të mira për promovimin e kësaj zone.
Përveç komunitetit të zonës të cilët çdo vit marrin pjesë në festën me gatimet tradicionale, zona u vizitua dhe nga turistë./Abcnews.al