Një “kingmaker”, kush është shqiptari që ka në dorë qeverinë e Gjukanoviçit

schedule12:43 - 31 Gusht, 2020

schedule 12:43 - 31 Gusht, 2020

Në Malin e Zi u mbajtën dje  zgjedhjet parlamentare. Teksa janë numëruar të gjitha votat, rezultati mes partive është i ngushtë, ndërsa kryeson Milo Gjukanoviç, të cilit i duhet një koalicion për të qeverisur.

Nga rezultati duket se në këto zgjedhje “çelësi” i qeverisë është në dorën e një shqiptari. Bëhet fjalë për Dritan Abazoviç, president i “Ura”.

Dritan Abazoviç zhvilloi mbrëmë një bashkëbisedim me gazetaret e Abc News, Juli Xhokaxhi dhe Linda Karadaku.

LEXO EDHE: Kryeson Gjukanoviç, numërohen mbi 70% të votavenë Mal të Zi

Votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa Abazoviç e cilësoi veten si “Game changer”, personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

“Çelësi i qeverisë ka për tu varur pre koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qyterët.

Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare.

Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria e eksperteve, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, u shpreh ai.

I pyetur se me kë do të negociojë për t’i dhënë kështu Malit të Zi qeverinë e re, ai tha: “Negociatat  mund të bëhen vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.

Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviç, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?

Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim ne sociologjinë e Kulturës, Komunikimin dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Si u bë pjesë e politikës në Mal të Zi?

Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të  themeluar në 2015.

Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.

/abcnews.al