Çela qëndron me “këmbë në tokë”: Mbijetesa nuk është arritur akoma

schedule20:12 - 4 Prill, 2022

schedule 20:12 - 4 Prill, 2022

Kastrioti siguroi ndaj Vllazninë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, teksa kjo është edhe fitorja e 3-të rresht për krutanët në kampionat.

Heroi i këtij takimi padiskutim ishte Edon Hasani i cili arriti të shënonte dopietë për 7 minuta për të përmbysur Vllazninë.

Pas këtij takimi, Emiliano Çela analizoi këtë fitore, teksa theksoi se mbijetesë akoma nuk është arritur, ndër të tjera u shpreh se djemtë e tij janë heronj të vërtetë.

“Sinqerisht që do të më quani të çmendur por e besoja fitoren. Kemi luajtur në pjesën e dytë 4-3-3, kemi bërë presing të gjithë para. Jam shumë i kënaqur me të gjithë çunat. I kam heronj, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në stërvitje. Kam një mesazh për të gjithë, sepse nuk i shoh farë emisionet në studio televizive. Kanë vendosur lente rozë, sepse flasim me përçmim me ne, merren gjatë gjithë kohës me arbitrat. Falë platformës suaj të gjithë kanë mundësi t’i shohin ndeshjet, nuk e kuptoj që në studio flasin për interesa të ngushta, pse nuk flasim për lojën tonë, sa agresivë jemi, si e fitojmë topin. Duhet të flasin për këta çuna që janë heronj për mua.”

Rregullimi i infrastrukturës: Më duhet të gëzojmë dhe të festojmë dhe që nga nesër të nisim punën me këmbën në tokë, Nuk e quaj absolutisht të mbyllur mbijetesën, pavarësisht se jemi shkëputur. Duhet të punojmë fort, të mos flasim për gjëra të ekzagjeruara. Sigurisht që ne duam të luajmë në Krujë në stadiumin tonë. Unë jam fytyra që përfaqësoj lojtarët, por të mos harrojmë që kemi në staf një përgatitës atletik shumë të zotin, një zëvendëstrajner dhe sigurisht është dhe puna e djemve.”

E ardhmja: E pres të kem vazhdimësi. Sa për dijeni më shumë se 70% e lojtarëve janë nën kontratë. Nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët do të doja të vazhdoja edhe me Hasanin dhe Karakaçin. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!