Çela: Punojmë me entuziazëm dhe intensitet në stërvitje, Greca i rëndësishëm

schedule16:12 - 5 Shkurt, 2022

schedule 16:12 - 5 Shkurt, 2022

Kastrioti bëri surpizën sot ndaj Dinamos duke e mposhtur këtë të fundit me shifrat 2-0. Dy gola të shënuar nga Bedri Greca i dhanë 3 pikë me shumë vlera skuadrës krutane në garën për mbijetesë.

Një ndeshje e luajtur me shumë dëshirë dhe intensitet nga skuadra e Emilianoi Çelës, që iu dërgojnë një mesazh “kërcënues” kundërshtarëve të tyre.

Tekniku Çela pas ndeshjes ishte i lumtur për fitoren, ndërsa në daljen e gabuar të portierit Sali u shpreh se ishte gati të futej në fushën e lojës për të bërë sparkatën te lojtari i Dinamos.

“Edhe fitorja me Teutën na dha tjetër impuls. Vazhdojmë të punojmë me entuziazëm dhe me intensitet në stërvitje. Do përmirësohemi. Greca? E dimë që është një nga pikat më të forta, është lojtari që merr përsipër.

Kishim marrë informacione që Dinamo do luante 4-4-2. Problemi që u shfaq në pjesën e parë ishte pas minutës së 20-të, u vonuam pak në presingun ultra-ofensiv, por e vendosëm ekipin në ekuilibër. Mos të harrojmë që presingu ultra-ofensiv nuk mund të bëhet gjatë gjithë kohës.

Patëm problem të luanim linjat vertikale, po luanim me një shkatërrues, por pati merita edhe Dinamo. Reginaldo vinte me tërheqje dhe ishte i lirë. Kur ai futej në linjat e mesfushës, doja ta kapte një nga mesfushorët.

Në pjesën e dytë kaluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes. Kaluam me 4-4-1-1. Dalja e Salit? Ajo që më erdhi në mend ishte të futesha në fushë dhe t’i bëja sparkatë nga mbrapa Denissonit.

Prodani? I thashë që mundohu të luash më mirë ndeshjen tjetër. I uroj suksese. Fusha është e vështirë, ka lagështirë në disa momente”, deklaroi trajneri i skuadrës krutane. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!