Çela: Objektivin tonë pothuajse e kemi arritur, ndikoi lodhja, Skënderbeu e interpretoi mirë ndeshjen

schedule19:30 - 4 Maj, 2022

schedule 19:30 - 4 Maj, 2022

Kastrioti u ndal pas 7 fitoresh radhas, pasi në sfidën e sotme u mposht nga Skënderbeu me 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri Emiliano Çela nuk e bëri dramë humbjen e sotme, pasi theksoi se ka ndikuar lodhje.

“Jemi më këmbë në tokë dhe nuk mendojmë për zonën europiane, janë mediat që e thonë ose ka qenë dëshirë e lojtarëve. Sot nuk ndikoi presioni, por lodhja. Ishte një ndeshje që Skënderbeu e interpretoi mirë, ishte më agresiv, më i përqendruar. Ata bënë punën e vet, është gjynah që të shohësh një ekip kaq cilësor që të bjerë nga kategoria.”

Objektivi, i arritur: “U kam thënë lojtarëve të luajnë pa presion, të argëtohen, të gjejnë ritmin, të luajnë dhe të bëjmë më të mirën, të tregojnë vlerat e tyre, jo se nuk i kanë treguar. Nuk mund të hedhim poshtë djersën që kanë derdhur. Objektivin tonë pothuajse e kemi arritur.

E ardhmja: “Nuk e di, do të flasim me presidencën në fund të kampionatit. E kam thënë edhe më parë që do të doja të fillonte puna që tani me rinovimin e kontratave të lojtarëve. I kam thënë edhe presidentit që dua të vazhdoj, por janë gjëra që nuk janë në dorën time.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!