Çela në mbledhje me Ruçin: Sistemi i të dhënave ka probleme serioze, na vështirëson punën

schedule14:04 - 7 Maj, 2020

schedule 14:04 - 7 Maj, 2020

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje online me drejtuesit e institucioneve të pavarura mbi situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ruçi u kërkoi drejtuesve të këtyre institucioneve, që të mbrojnë interesat e qytetarëve që të mos u mohohet asnjë e drejtë kushtetuese.

Gjatë mbledhjes Kryeprokurori Olsjan Cela raportoi se institucioni i prokurorisë ka hasur probleme për sa i përket veprimeve hetimore të veprave penale sic është ajo e pastrimit të parave dhe sekuestrimi i aseteve. Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme, raportoi Cela.

Cela tha se është duke u përgatitur memorandumi me 2 ministri, atë të brendshmen, të ekonomisë gjithashtu edhe policinë. Ndërkohë Cela kërkoi që prokurori që do të caktohet pranë EUROJUST të përfaqësonte dy prokuroritë, atë të përgjithshme dhe SPAK gjithashtu të mbështetet financiarisht gjatë qëndrimit në Hagë pasi prokuroria nuk e ka të mundur mbështetjen e tij.

Kryeprokurori Çela u shpreh gjatë diskutimit online në mbledhjen e organizuar nga Gramoz Ruçi se Prokuroria e Përgjithshme po punon në disa drejtime, nga draftet për luftën kundër pastrimit të parave, OPGJ-të, por edhe sistemin statistikor, që sipas tij ka probleme serioze.

“Shifrat janë inkurajuese, ka një % dhe ngritje të numrit të personave të çuar për ndjekje penale për korrupsion. Edhe te hetimet proaktive ka një rritje. Janë hasur probleme përsa i përket veprimeve hetimore për pastrimin e parave dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, ende ka shumë për të bërë. Ka vështirësi të natyrave të ndryshme.

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë një rol proaktiv. Për të rritur luftën kundër pastrimit të parave, ne jemi duke ndërmarrë një ristrukturim brenda prokurorisë që hetojnë këto vepra penale dhe të rrisim bashkëveprimin me institucionet e tjera.

Po draftojmë një memorandum me ministrinë e ekonomisë, brendshme dhe policisë për realizimin e objektivave. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Do të ketë masa të tjera që do të lehtësojnë bashkëveprimin mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, jemi duke draftuar udhëzime të reja për menaxhimin e punës.

Do të ishte e nevojshme që prokurori që do të caktohet pranë eurojust të kishte tagrin e përfaqësimit të dy prokurorive, të përgjithshme dhe SPAK.

Është e nevojshme edhe mbështetja financiare për këtë prokuror për qëndrimin e tij në Hagë, i është kërkuar ministrisë së Drejtësisë ndihmë. Jemi në proces të përzgjedhjes së emrit. Sistemi ka probleme serioze.

Problemet janë akumuluar ndër vite. Prokuroria nga 2014 ka vendosur një sistem të menaxhimit të cështjeve, për përpunimin e të dhënave statistikore por për fat të keq, por edhe reformës, sistemi statistikor, i projektuar përmes këtij sistemi kompjuterik nuk arrin të përpunojë të gjitha të dhënat që janë të nevojshme. E kemi ngritur shqetësimin dhe jemi duke ndërmarrë hapat për ta update-ur me nevojat reale që ka sistemi sot.

Prokuroria e përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Kuvendi por edhe institucione të tjera për hartimin  e politikabvve penale të cilat në fakt nuk mund të jenë kurrsesi optimale për sa kohë sistemet tona statistikore do të jenë difektoze.  

Mendoj që do jetë sfida jonë gjatë 2020 realizimi i një sistemi statistikor i kualifikuar por edhe të polotë që të jetë i dobishëm jo vetëm për nevojat e Prokurorisë por edhe për të gjithë nevojat e institucioneve të tjera të cilat merren me hartimin  politikave dhe parandalimin e luftës ndaj krimit“,  tha Cela./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!