Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për vitin 2020, lidhur me funksionimin dhe administrimin e sistemit të prokurorisë.
Ndër të tjera, Çela tha se Kryeprokurori është i kufizuar dhe për këtë theksoi se është e rëndësishme rritja e kompetencave të tij.
Ndërkohë, kreu i KLP Gent Ibrahimi e cilësoi si të parakohshme kërkesën e tij. Sipas tij, kryeprokurori duhet të përqëndrohet në çështje të tjera. Ibrahimi tha se prokurorët punojnë sot në kushte primitive dhe thekoi se duhet një revolucion në këtë sistem.
Lexo edhe: Olsian Çela raporton në KLP: Oficerët gjyqësorë zvarrisin hetimet, do të përballen me pasoja
“Këtu nuk guxojnë t’ju bëjnë një pyetje ju flisni për rritjen e kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm. Propozimet tuaja janë të parakohshme. Ky është një oqean me probleme. Ju mund të kaloni një mandat duke u marrë me këto çështje që po të zgjidhen ia ndryshojmë faqen sistemit të prokurorisë. Ne kemi bërë pjesën tonë. Kemi bërë prokurorët të pavarur. Është një proces automatik nga ana e këshillit.
Prokurorët kanë marrë pavarësinë. Parakushti esencial për llogaridhënien. Duhet ta zhvendoseni vëmendjen tek të tjerë. Ti shkon dhe viziton zyrat e prokurorisë dhe shikon se ato janë dora e dytë dhe e tretë. Këtu kanë vend për një revolucion. Nuk ka asnjë arsye që bashkia të jetë më e bukur se prokuroria. Ajo që shikojmë është rezultat i 100 viteve realitet. Është një punë e stërmadhe që mund të marrë një, dy dhe tre mandate. Sot prokurorët shqiptarë punojnë në kushte primitive. Unë mendoj se kjo është një kauzë e madhe. Në rast se në fund të mandatit kryeprokurori thotë se kam zgjidhur çështjen e menaxhimit në prokurori janë punë të mëdha që kërkojë përqëndrim të madh. Shpresoja që sot rreth këtyre çështjeve do të vërtitej diskutimi ynë. Sot prokurori ka një status ekuivalent nga gjyqtari. Duhet një ndryshim legjislativ. Është një drejtim shumë i rëndësishëm që duhet ecur,” tha Ibrahimi. g.v/abcnews.al