Çela gëzon, mbrojtësi lë pas dëmtimin dhe është gati për Kukësin

schedule10:39 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:39 - 8 Shkurt, 2022

Kastrioti do të përballet me Kukësin në sfidën e javës së 20-të të Abissnet Superiore, ditën e dielë ora 13:45.

Një takim shumë i rëndësishëm ky për krutanët të cilët kërkojnë të vazhdojmë me fitore pas asaj me Dinamon. Për përballjen me verilindorët, trajneri Emiliano Çela do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin Adolf Selmani.

Ish-lojtari i Teutës ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë fushës së lojës për 3 javë dhe tani do të jetë gati për teknikun e krutanëve, që do të jetë një “armë” plus kundër Kukësit, ku synohet vetëm fitorja për mbijetesës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!