Çela: Futbolli vendoset nga episodet, jemi skuadër që bëjmë gjithçka për fitoren

schedule16:38 - 3 Mars, 2022

schedule 16:38 - 3 Mars, 2022

Kastrioti triumfoi kundër Skënderbeun në “finalen” e mbijetesës, duke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm përballë një rivali direkt.

Krutanët në takimin e sotëm iu falën një autogoli të Dwumfour, por kjo u ka mjaftuar djemve të Emiliano Çelës për të koleksionuar fitoren.

Pas ndeshjes Çela u shfaq mjaft i kënaqur me atë që prodhoi skuadra gjatë 90-minutëshit

“Futbolli vendoset nga episodet e detajet, megjithatë unë jam shumë i kënaqur për atë që dhanë djemtë sot, pasi komanduan lojën nga minuta e parë dhe nuk i dhanë asnjë mundësi kundërshtarit. Sa për statistikë, Skënderbeu nuk bëri asnjë gjuajtje në portë dhe unë duhet t’u them “bravo” futbollistëve, për seriozitetin e treguar në çdo seancë stërvitore dhe padyshim në fushën e lojës.

Opinioni nuk pati optimizëm për ardhjen time si trajner i Kastriotit dhe shihte skuadrën tonë si favorite për të rënë, por këtë situatë ne e kthyem në favor, duke ndryshuar mentalitetin dhe duke arritur të ndërtojmë një grup që luan shumë mirë futboll, sakrifikon dhe jep gjithçka për të marrë maksimumin në fushë.

Është e vërtetë që ne vuajmë në ndeshjet në transfertë dhe ky është një problem i vjetër, i mbartur nga faza e parë. Unë e kam nisur punën nga zero punën dhe padyshim që do të ndalemi edhe në këtë aspekt. Jemi në proces pune për mënyrën e qarkullimit të topit, pasi është shumë e rëndësishme të mbash topin në ndeshjet jashtë. Shpresoj të përmirësohemi edhe në këtë aspekt.

Unë e dija ngarkesën emocionale të lojtarëve të mi para kësaj ndeshjeje, pasi në transfertën e fundit në Korçë ka pasur probleme. Unë kam bërë një punë shumë të madhe për të ulur tensionin pa humbur agresivitetin, por pa përdorur shqelmat dhe dhunën. Më erdhi shumë keq që kjo ndeshje nisi me këtë episod. Më vjen gjithashtu keq që episodet po na shoqërojnë në çdo ndeshje dhe po zhbëjnë atë që skuadra bën në fushë”, u shpreh Çela. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!