Çela e ka inatin me gjykimin: Ndeshje pas ndeshje na kanë penalizuar, po nuk fitove ke probleme

schedule20:40 - 18 Shtator, 2022

schedule 20:40 - 18 Shtator, 2022

“Çfarë mund të them për ndeshjen. Ishte minuta e parë që na ndëshkoi, pasi pësuam golin. Më pas gjithçka foli për ne. Kontrolli i topit, menaxhimi, rastet. Por ka edhe ndeshje të tilla, pëson një gol dhe humbet. Më pëlqeu loja e skuadrës, ritmi, zotërimi i topit”, ka theksuar për “Oversport” trajneri i Kastriotit pas humbjes me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Krutanët u ndëshkuan që në sekondat e parë të takimit, kur Hoxhaj do të kalonte shkodranët në avantash, me Kastriotin që nuk mundi dot të gjente golin e barazimit, duke u larguar kështu nga Shkodra pa pikë.

“Kastrioti më parë vononte lojën në Shkodër, ndërsa tani është Vllaznia që vonon lojën dhe bën Kastriotin e dikurshëm. Disa veprime ishin edhe qesharake.

Jam i pakënaqur në këto javë nga gjykimi. Ndeshje pas ndeshje na kanë penalizuar. Ndoshta nuk kanë qenë vendimtar, sepse nuk i kemi lejuar ne. Por ato gjërat e vogla, faullet me dy standarde na irritojnë dhe na lodhin.

Çfarë i thatë gjyqtares? Isha i irrituar, sepse ndihmoi ekipin kundërshtar duke dhënë disa faulle te lehta. Pse nuk shtoi disa minuta mbi shtesën, sepse kishte ndalesa. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe mendoj se duhet të ishte një gjyqtar me më shumë eksperiencë që të menaxhonte situatat. Arbitrja është e zonja, por është shumë shpejt për atë për të menaxhuar ndeshje të këtij niveli. Pse duhet të jem unë ai ku eksperimentohet me këtë gjyqtare.

Por, sot nuk ishte faji i gjykimit, pësuam një gol të shpejtë, por ne luajtëm shumë mirë. Futbolli është jetik në Shqipëri, nuk të duartroket njeri kur humbet. Po nuk fitove ke probleme, nuk shikon njeri lojën”, ka deklaruar Çela. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!