Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çekreza e ullinjve/ Si kjo zonë po transformohet nga puna e banorëve të saj

schedule20:30 - 11 Prill, 2026

schedule 20:30 - 11 Prill, 2026

Vetëm pak minuta larg Kamzës, fshati Çekrezë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, falë punës së banorëve të tij. Mes kodrave të gjelbëruara dhe rrugëve të reja që të çojnë drejt ullishteve, kjo zonë po merr një tjetër pamje.

Në këto toka, dikur të lëna pas dore, sot shtrihen mijëra rrënjë ullinjsh.

Fermerët e zonës, kanë ndërtuar ndër vite një rrjet bashkëpunimi dhe përvoje, me mbi 110 mijë rrënjë ullinj të kultivuara në të gjithë zonën.



Në një prej këtyre fermave, Hifzi Mandri tregon se gjithçka ka nisur nga e para.

Puna është e përditshme dhe kërkon përkushtim: krasitje, vaditje, plehërim dhe kujdes i vazhdueshëm për të siguruar një prodhim cilësor. Edhe detajet më të vogla bëjnë diferencën, si koha e duhur e vjeljes apo kushtet e ruajtjes së ullirit.

Ndërkohë, bashkëpunimi mes fermerëve ka krijuar një zinxhir të vogël ekonomik brenda zonës. Prodhimi përpunohet në fabrikat lokale, ndërsa përvoja dhe njohuritë ndahen mes njëri-tjetrit.

Por ndryshimi në Çekrezë nuk ndalet vetëm te bujqësia. Në vitet e fundit, disa familje kanë hapur edhe bujtina të vogla, pranë fermave të tyre. Janë ambiente të thjeshta, të ndërtuara me mund, ku vizitorët mund të provojnë ushqime tradicionale dhe produkte të zonës.

Ata që vijnë, shpesh largohen me përshtypjen se kanë zbuluar një vend të panjohur më parë.

Sot, Çekreza po shndërrohet gradualisht në një destinacion të vogël për ata që kërkojnë natyrën, ushqimin e pastër dhe historitë e njerëzve që jetojnë me tokën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!