Çekici ishte dhurata e parë, sot ajo është inxhinierja e parë navale në Shqipëri

schedule09:50 - 14 Janar, 2021

schedule 09:50 - 14 Janar, 2021

Thuhet që dardha bie nën dardhë, ashtu si Genta ka rënë në gjurmët e të atit, mjeshtrit të përpunimit të drurit Agim Ahmetaj. Ajo është inxhinierja e parë femër në Shqipëri e ndërtimit të anijeve.

Atë e vajzë në shtëpi dhe kolegë në pune.

Po si është të kesh babin gjithnjë mbi kokë me frikën se ndoshta edhe do të të gjykojë?

“Të punosh me babin është bukur  se ke shkembim idesh. Gjithmonë kapemi me njëri tjetrin e diskutojmë për detaje . Unë tani e ngacmoj e i them se  po bëj diccka më shumë se ty, por ai ma kthen qe s’mi ka treguar  të gjitha sekretet.”, thotë Genta.

“Të punosh me vajzën është edhe mire se ato që di ke kujt ia lë, por edhe keq se e mbajmë inatin derisa hamë bukë kur zihemi. Problemi tjetër që kemi është se kur ulemi të dy në kompjuter, Genta  komunikon më mirë se unë  në gjuhë të tjera. Ma kalon e mua me vjen inat, por unë them që është bukur.”, thotë mjeshtër Agimi.

Genta  nuk ka qenë ajo vajza e zakontë që kur I dhurojnë kukulla lumturohet. Asaj I shkëlqenin sytë kur për dhuratë merrte gozhda, apo cekic.

“ S’kishte ku rrinte e vogël dhe e merrja me vete. Gjëja e parë që I kam dhuruar ishte sharrë , gozhdë e cekic. Kukullat kanë qenë të braktisura nga Genta.”

Tashmë Genta ka ndërtuar bazat e saj në këtë profesion dhe nuk ngurron të na bëjë një guidë rreth e qark pununishtes.

Diku mes punishtes ndodhet një mimimuze ku Gentes i pëlqen të ruajë me fanatizëm historinë e lundrimit shqiptar e jo vetem.

“Ne jemi munduar të sjellim një pjesë  të historisë  së lundrimit. Model anglez, spanjoll, por edhe modele shqiptare që kanë bërë historinë.”

Cdo anije e ndërtuar ka nevojë për test në det të hapur, e Genta na tregon se edhe pse pas shumë vitesh emocioni I testit të ujit është i njejtë.

“Ishte emocion. Unë rrallë herë qaj nga gëzimi. Babi ka ardhur të më përqafojë. Edhe tani pas vitesh të tëra është I njëjti emocion kur teston një varkë. “, rrëfen Genta.

Pasioni I Gentës për këtë profesion dallohet qartë. Ajo ka përfunduar studimet ne  Shqipëri dhe është specializuar jashtë vendit me nota të shkëlqyera, por opsioni për të ndërtuar një karrierë jashtë kufijve, mbetet I fundit për të.

 “Prezantimin më të madh ndoshta e kemi jashtë vendit, por po mundohemi që në Shqipëri ta rikthejmë kulturën. Atë që kanë bërë liburnët pse mos ta bëjmë ne në kohën moderne.”

Romina Braho/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!