“Çekiçët” kërkojnë mbijetesën përballë “djajve”, formacionet zyrtare të sfidës West Ham-Manchester United

schedule19:16 - 7 Maj, 2023

schedule 19:16 - 7 Maj, 2023

Në më pak se 1 orë, “çekiçët” e West Ham do të presin në “London Stadium”, “djajtë e kuq” të Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacionit, tekniku i Ëest Ham, David Moyes ka vendosur të përdorë formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur polaku Fabianski e para tij në mbrojtje Cresswell, Aguerd, Ogbonna e Kehrer. Më të tërhequr në mesfushë janë Declan Rice e Soucek, ndërsa para tyre janë pozicionuar Benhrama, Lucas Paqueta e Jarred Bowen. Ndërkaq, në “majën” e sulmit i vetëm është vendosur Michael Antonio.

Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag ka vendosur t’i rreshtojë “djajtë” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur spanjolli David de Gea. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Wan-Bissaka e Malaca, me qendrën që mbulohet nga Lindelof e Luke Shaw. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Eriksen, Casemiro, Bruno Fernandes, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Antony, Weghorst e Marcus Rashford. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!