Franca siguroi një fitore tepër të rëndësishme në Reikjavik përballë Islandës vendase. Kampionëve të botës u mjaftoi një gol i shënuar në mesin e pjesës së dytë nga Oliver Giroud. Sulmuesi i Chelsea u tregua i saktë dhe ngjiti ekipin e tij në kuotën e 18 pikëve.
Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Andorra korri fitoren e parë. Një gol në pjesën e dytë i dha fitoren kombëtares modeste kundër Moldavisë në shtëpi, duke i parakaluar në renditje.
Avantazhi i shpejtë i Harry Kane gëzoi tifozët anglezë dhe ata dardanë… Gjithsesi, Çekia përmbysi gjithçka dhe siguroi tre pikë të arta në grupin A, duke barazuar Anglinë në krye me nga 12 pikë.
Kosova mbetet në kuotën e 8 pikëve dhe të hënën pret Malin e Zi. Djemtë e Challendes nuk kanë alternativa të tjera përveç fitores dhe suksesi i dërgon dardanët një pikë larg kreut. Dueli tjetër i këtij grupi midis Malit të Zi dhe Bullgarisë u mbyll pa gola.
Portugalia nuk hasi vështirësi për të mposhtur Luksemburgun në fushën e vet. Bernardo Silva zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan Cristiano Ronaldo dhe Guedes.
Ky sukses i ngjit kampionët në fuqi të Evropës në kuotën e 11 pikëve në vend të dytë, 5 më pak se Ukraina kryesuese, që triumfoi përballë Lituanisë me rezultatin 2-0. /abcnews.al
Rezultatet e mbrëmjes
Andorra – Moldavi 1-0
(Vales 63’)
Çeki – Angli 2-1
(Brabec 9’, Ondrasek 85’ / Kane (pen) 5’)
Islandë – Francë 0-1|
(Giroud (pen) 66’)
Mali Zi – Bullgari 0-0
Portugali – Luksemburg 3-0
(Silva 20’, C.Ronaldo 65’, Guedes 89’)
Ukrainë – Lituani 2-0
(Malinkovsky 29’, 58’)