Çekia regjistron rritje të rasteve me COVID-19

schedule09:16 - 18 Janar, 2022

schedule 09:16 - 18 Janar, 2022

Republika Çeke raportoi të martën për mbi 20,000 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që dy shtet ka regjistruar që prej 1 dhjetorit të vitit 2021, tha Ministria çeke e Shëndetësisë.

Republika Çeke, shtet me 10.7 milionë banorë, po përballet me një valë të re të pandemisë, teksa varianti Omicron i koronavirusit ka nisur që të rrisë numrin e të infektuarve.

Qeveria çeke ka shkurtuar periudhën e karantinës dhe izolimit, si pjesë e masave të reja. Megjithatë, autoritetet çeke e kanë bërë të detyrueshme testimin e punëtorëve të kompanive, masë kjo që hyri në fuqi këtë javë.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë së Çekisë njoftoi se ka regjistruar 20,270 raste të reja, që është rritje e lartë krahasuar me 7,342 raste që ishin regjistruar një javë më parë.

Ndërkaq, numri i qytetarëve të hospitalizuar që në dhjetor kishin qenë 7,000, të hënën ishin 1,660./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!