Çekia regjistroi marsin më vdekjeprurës qysh më 1947

schedule22:03 - 11 Maj, 2021

schedule 22:03 - 11 Maj, 2021

Marsi i këtij viti në Republikën Çeke ishte më vdekjeprurësi se çdo muaj tjetër qysh në vitin 1947, bëri të ditur Agjencia e Statistikave e këtij vendi. Sipas të dhënave të saj, 16,000 vdekje u regjistruan në mars – rreth 60 për qind më shumë se numrat mesatarë për atë muaj në periudhën 2015-2019.

Rajoni Usti u godit më së keqi. Republika Çeke u përball me valë të rëndë të koronavirusit në muajin mars, çfarë e detyroi Qeverinë që t’i ndalojë udhëtimet midis rajoneve për disa javë. Nga viktimat e raportuara për atë muaj, 5,779 ishin njerëz që u infektuan me koronavirus dhe vdiqën, kanë treguar më herët të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave, vdekshmëria ishte më e lartë midis burrave sesa grave. Javëve të fundit, situata pandemike është përmirësuar dukshëm në Republikën Çeke.

Mesatarja shtatëditore e infektimeve ka rënë në 95 raste për 100,000 banorë, shkruan Rel. Të hënën, Çekia ka nisur rihapjen e dyqaneve jothelbësore, pas gati gjashtë muajsh të mbyllura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!