Çekia në “Air Albania” si favorite, kompanitë e basteve kuotojnë sfidën

schedule15:47 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:47 - 11 Tetor, 2023

Çekia vjen në Tiranë si një ekipi favorit, kjo të paktën sipas kompanive të basteve, të cilat besojnë ende në një sukses të mundshëm të tyre në “Air Albania”. Një fitore e Çekisë vlerësohet me koeficientin 2,30, ndërsa një fitore e mundshme e Shqipërisë vlerësohet me 3,40. Barazimi është një rezultat që i shkon përshtat kuqezinjve, ndërsa ky opsion i mundshëm vlerësohet me 3,10.

Në të kaluarën, pasi Çekia është ndarë nga Çekosllovakia, jemi përballur vetëm dy herë, një fitore në favor të tyre, ndërsa sfida e fundit, e zhvilluar në Pragë, e vlefshme për kualifikueset “Euro2024” përfundoi në barazim 1-1, ku perla e Nedim Bajramit na dhuroi një pikë të artë. Jo vetëm Shqipëri-Çeki, të enjten luajnë edhe rivalët e tjerë të kuqezinjve në Grupin E: Ishujt Faroe-Polonia, ndërsa Moldavia është pushim.

Pas pesë ndeshjeve në Grupin E, Shqipëria renditet në vendin e parë me 10 pikë, e ndjekur pikërisht nga Çekia me tetë pikë, por me një ndeshje më pak. Në mënyrë surprizë, në vendin e tretë renditet Moldavia me tetë pikë në pesë ndeshje, e ndjekur nga Polonia me 6 pikë në 5 ndeshje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!