Çekia do të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në vitin 2025

schedule16:36 - 4 Qershor, 2024

schedule 16:36 - 4 Qershor, 2024

Republika Çeke synon të ndalojë përdorimin e naftës ruse  deri në gjysmën e parë të vitit 2025, pasi kompania shtetërore MERO përfundon përmirësimin e kapacitetit të Gazsjellësit Transalpin, tha kryeministri Petr Fiala.
Qeveria ka vendosur të reduktojë varësinë e saj nga nafta ruse që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Vitin e kaluar, MERO dhe operatori i tubacionit TAL – në të cilin MERO ka 5% të aksioneve – nënshkruan një marrëveshje për të rritur kapacitetin e TAL në 4 milion ton, duke zëvendësuar furnizimet përmes tubacionit rus Druzhba.Vitin e kaluar nevojat e Republikës Çeke për naftë bruto arritën në 7.4 milion ton , me më shumë se 50% të mbërritur nëpërmjet tubacionit të Druzhbës dhe pjesa tjetër nëpërmjet TAL.

Bashkimi Evropian ndaloi dërgesat e naftës ruse nga dhjetori 2022, por përjashtoi furnizimet përmes tubacionit Druzhba për t’u lënë kohë atyre vendeve që varen nga ajo për në tranzicion.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!