Ceballos luan “shah” me Real Madridin, synon qëndrimin tek Arsenali

schedule16:20 - 12 Shkurt, 2020

schedule 16:20 - 12 Shkurt, 2020

Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos, është shndërruar menjëherë në një idhull për tifozët e Arsenalit. Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë fantazisti 23 vjeçar, i cili ndihet shumë i lumtur në Londër.

Pasi u rikthye nga Dubai, aty ku Arsenali kreu një mini-fazë përgatitore, Ceballos foli për mediet britanike, duke thënë një tjetër deklaratë që lë shumë të kuptohet për të ardhmen e tij.

“Unë jam vetëm i huazuar tek Arsenali, por tifozët menjëherë më kanë mbështetur pafundësisht. Madje, ata kanë krijuar dhe një këngë për mua, çmenduri. Vetëm 3-4 lojtarë kanë këngët e tyre dhe ata kanë vite këtu. Ndihem i adhuruar dhe jam krenar që luaj për Arsenalin”, tha mes të tjerash spanjolli, kartoni i të cilit zotërohet nga Real Madrid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!