Dhimbjet gjata ciklit menstrual janë të zakonshme. Disa gra vuajnë nga dhimbjat e rënda, ndërsa shumë të tjera i kalojnë me simptoma më të lehta. Kjo simptomë kryesore e menstruacioneve vjen për shkak të tkurrjes së mitrës dhe nuk ka gjë më të keqe sesa të zgjohesh në mes të natës me dhimbje të tilla.
“Pak para periodave, qelizat që përbëjnë rreshtimin e mitrës fillojnë të prodhojnë prostaglandina, të cilat janë hormone që luftojnë inflamacionin në trupin tonë. Sa më shumë prostaglandina të keni, aq më shumë dhimbje në bark do keni gjatë menstruacioneve“, thotë Joyce Faraj, nutricioniste në Mountainside.
Por çfarë duhet të pini për t’i lehtësuar këto dhimbje? Në fillim duhet të zvogëloni konsumin e qumështit duke e zëvendësuar atë me qumësht soje. Shmangni pijet e gazuara dhe me shumë kafeinë pasi stimulojnë problemin. Alkooli nuk rekomandohet sepse mund të rrisë nivelet e estrogjenit dhe testosteronit.
Për t’i qetësuar dhimbjet mesntruale duhet të pini sa më shumë ujë. Gjithashtu duhet të konsumoni çaj menteje, çaj jeshil, xhenxhefili, dhe shafran indie. Rekomandohet të përfshini në rutinën tuaj dhe lëng ananasi si dhe supë me lëng mishi. /abcnews.al