Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj thotë se nga rritja e përvitshme e pensioneve, duke filluar nga viti 2026, do të përfitojnë të gjitha kategoritë.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Nunaj u shpreh se kemi një rritje në vlerë dhe jo në përqindje.
“Është lajm i mirë, do i shërbejë në vazhdimësi procesit të rritjes së pensioneve. Ky proces rritjesh, i përfshin 3 kategoritë e pensioneve në Shqipëri. Ajo çka do veçoja në këtë rast, kemi një rritje në vlerë dhe jo në përqindje. Kjo faturë e lartë do ketë një shtritje graduale. Ne gjithmonë e kemi theksuar se këtë situatë që ndodhet buxheti i Shqipërisë, që është me minus, ne nuk mund të kemi një moment që të themi, kemi para. I gjithë procesi i rritjes do të jetë gradual. Në 2027, nuk do kemi vlerë 1800 lekë, por do të dyfishohet. Nuk mund të vazhdojmë akoma narrativën që pensione duhet të ishin rritur. Kjo është një gjë që dihet. Kosto e jetesës vjen duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme. E vetmja mundësi mbetet rritja e pensionit dhe kjo vetëm indeksimin e pensionit. Qeveria do të vazhdojë ta ruajë politikën e bonuseve”, theksoi ajo./abcnews.al

