“Çdo polic është fytyra ime”, Rudina Hajdari thirrje Lleshajt: Jep dorëheqjen

schedule18:19 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:19 - 9 Dhjetor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari, deklaroi se mbështet protestën e realizuar këtë të mërkurë për vrasjen e25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Hajdari shprehet se ministri Sandër Lleshaj, nuk mund të vazhdojë me detyrën, por sipas saj duhet të japë dorëheqjen.

Teksa kujton edhe deklaratën e ministrit kohë më parë, ku u shpreh se se mbas çdo polici është fytyra e tij, Hajdari thotë se Lleshaj nuk mund të vazhdojë më, detyrën.

Statusi:

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.

Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.

Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.

Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!