Çdo gjë gati për të votuar nesër në Lezhë, por ka një mangësi

schedule17:42 - 24 Prill, 2021

schedule 17:42 - 24 Prill, 2021

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit nesër në orën 07:00, nëpër Shqipëri vijon shpërndarja e bazës materiale të zgjedhjeve për të gjitha qendrat e votimit.

Gazetari i ABC Gjergj Figuri raporton se në Lezhë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Është konstatuar vetëm një mangësi në QV-në 725 Manati, Njësia Kolsh, pasi mungon lexuesi elektronik.

Për këtë rast është njoftuar KQZ dhe është bërë e ditur se nesër në mëngjes ajo do të jetë gati./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!