Çdo fëmijë duhet t’i dijë këto gjëra në moshën 5 vjeçare

schedule18:53 - 15 Maj, 2022

schedule 18:53 - 15 Maj, 2022

Viti i pestë është një pikë kthese e madhe. Fëmija nuk është më i vogël dhe ai tranzicion ofron një mundësi për më shumë pavarësi dhe përgjegjësi. Kjo është koha e përkryer për t’i mësuar fëmijës tuaj disa informacione bazë, por të rëndësishme.

Fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të ndjekin udhëzimet kur janë në rrezik dhe pas moshës pesë vjeç fillojnë të kuptojnë arsyet pse ekzistojnë rregulla sigurie. Kjo do të thotë se ata mund të kuptojnë pasojat e sfidimit të tyre.

Sipas pediatres Christina Jones, këto janë pesë gjërat kryesore që çdo pesëvjeçar duhet të dijë.

Të dhënat personale themelore

Një fëmijë pesëvjeçar duhet të dijë emrat dhe mbiemrat e prindërve të tij, adresën dhe vendin ose qytetin ku jeton. Së fundi, në kategorinë e të dhënave personale i përket edhe numri i telefonit ose celulari i njërit prej prindërve. Përdorimi i një melodie që fëmijët tashmë e njohin mund t’ju ndihmojë t’i mësoni fëmijës tuaj detaje të rëndësishme, si dhe t’i mbani mend ato.

Çfarë duhet të bëni nëse humbasin

Nëse një fëmijë humbet, ai duhet të kërkojë ndihmë te të rriturit. Nëse nuk mund t’i dallojnë, mësojini të kërkojnë një person me uniformë, si për shembull një oficer policie ose një punonjës dyqani.

Mos e hap derën pa një të rritur

Pesëvjeçarët do të emocionohen kur të dëgjojnë zilen, por duhet shpjeguar se mund ta hapin derën vetëm nëse ka një të rritur me ta, sepse nga ana tjetër ai mund të jetë i huaj të cilit nuk duhet t’i besojnë.

Të bëjnë punë të thjeshta

Kur fëmijët janë pesë vjeç, mund të vëreni se ata ju ofrojnë ndihmë për disa gjëra që bëni. Është mirë t’i përfshish fëmijët në punët e shtëpisë dhe t’i lejosh ata të ndihen krenarë kur kryejnë një detyrë. Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijës të njohë kufijtë.

Të njoftojnë ambulancën në rast urgjence

Fëmijët në moshën pesë vjeçare duhet të dinë se si të telefonojnë ambulancën. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ata të dinë kodin për zhbllokimin e telefonit tuaj celular dhe si të telefonojnë numrin e urgjencës dhe të kërkojnë ndihmë. /abcnews.al