Çdo detaj është i rëndësishëm, psikologët pohojnë se fotografia juaj e profilit zbulon gjithçka për ju

schedule15:19 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:19 - 4 Tetor, 2022

Gjëja e parë që të gjithë shohin në llogarinë tuaj të mediave sociale është fotografia e profilit. Ju mund ta keni zgjedhur me kujdes por është gjithashtu e mundur të vendosni ndonjë vetëm për të mbushur hapësirën bosh. Edhe pse nuk duket kështu, psikologët thonë se fotografia e profilit zbulon shumë për ju.

Foto me miqtë

Personat që preferojnë të vendosin një foto me miqtë në profilin e tyre janë shumë ekstrovertë, u pëlqen të shoqërohen dhe të dalin. Gjithashtu, një person i tillë do të preferojë të zgjedhë një foto me shumë ngjyra, që përcjell gaz dhe lumturi dhe buzëqeshja është e pashmangshme.

Foto joshëse

Fotot seksi mund të tregojnë një kompleks inferioriteti. Njerëz të tillë duan të bien në sy sepse thellë brenda vetes nuk mendojnë se janë mjaftueshëm të mirë. Një studim i vitit 2016, i cili analizoi 66,000 profile në rrjetin social Twitter, zbuloi karakteristika të ndryshme të përdoruesve. Pra, njerëzit e përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëmishin të buzëqeshur dhe të gëzuar në fotot e profilit, ndërsa ata të shoqërueshëm kujdeseshin të dukeshin të kuruar.

Ndryshimi i shpeshtë i imazheve

Ndryshimi i vazhdueshëm i fotos së profilit mund të tregojë se personi nuk ka karakter të fortë dhe është shumë i pasigurt. Prandaj, nëse ndryshoni shpesh profilin tuaj, ekziston mundësia që dëshironi të tërhiqni vëmendjen tek vetja, ndërsa një arsye tjetër është se ju jeni lënduar ose tradhtuar nga një person i afërt.
Ekspertët rekomandojnë që ndryshimi i fotografisë së profilit tuaj disa herë në vit është krejtësisht mirë, ose kur keni një ndryshim të bukur në jetën tuaj që dëshironi ta ndani me miqtë tuaj, si një martesë, diplomim ose punë të re. /abcnews.al