Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

schedule13:01 - 20 Shtator, 2022

schedule 13:01 - 20 Shtator, 2022

Një person vdes çdo katër sekonda në botë nga uria, thonë më shumë se dyqind organizata joqeveritare që u bëjnë thirrje liderëve botërorë që nga sot, duke theksuae në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “të veprojnë për t’i dhënë fund kriza globale e urisë”.

238 organizatat në njoftimin e tyre përkatës thonë: “Organizatat nga 75 vende nënshkruan një letër të hapur në të cilën shprehin indinjatën e tyre për shpërthimin e numrit të njerëzve që vuajnë nga uria dhe për të dhënë rekomandime, në një kohë kur 345 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria akute, një numër që është dyfishuar që nga viti 2019.

Letra e hapur u publikua me rastin e fillimit të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së, ku një numër i madh liderësh politikë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile takohen për një javë gjatë asaj që konsiderohet sesioni më i rëndësishëm diplomatik në botë.

“Është e papranueshme që me gjithë këtë teknologji bujqësore sot, ne ende po flasim për urinë në shekullin e 21-të,” nënvizoi Mohana Ahmed Ali Eljabali nga Shoqata e Kujdesit për Familjen e Jemenit, e cila ishte një nga organizatat joqeveritare që nënshkroi këtë letër të hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!