Kërcimi i Mikeles në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka dhënë një mesazh shumë të fortë lidhur me varfërinë. Ai i ka prekur të gjithë me performancën e një djali që është në gjendje të rënduar ekonomike dhe nuk ka as ushqim për të ngrënë.
Menjëherë sapo përfundoi performanca, të gjithë u ngrittën në këmbë duke duartrokitur dhe duke u solidarizuar.
Nga ana tjetër, moderatorja Ilda Bejleri u shpreh se: “Çdo 1 minutë, 11 persona vdesin në botë nga uria. Ky është një himn për të gjithë ata që kanë mundësinë ekonomike”.
Ndërsa koreografi Albi Nako tha: “Mesazhi i numri është që varfëria materiale edhe shërohet me lehtësi, ndërsa varfëria shpirtërore nuk shërohet kurrësesi. Bujaria më e madhe është tek njerëzit që nuk kanë se sa te ata që kanë”./abcnews.al