Edison Cavani ka zgjedhur Spanjën si destinacionin e tij të radhës për të vazhduar karrierën.
Sipas “Mundo Deportivo” sulmuesi uruguaian ka firmosur deri në vitin 2025 me skuadrën e Villarreal.
Ky sigurisht është një tjetër hap i rëndësishëm për 35-vjeçarin, i cili tashmë do të mbajë veshur fanellën e skuadrës spanjolle për 3 vite, teksa do të kërkojë të jetë një protagonist me gola edhe në La Liga.
Një përforcim i rëndësishëm për “nëndetësen e verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Conference League.
Bomberi i njohur latin, autor i 58 golave me kombëtaren e Uruguait, pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Villarealit, teksa shpreson të mbërrijë në formë sa më të mirë në Botërorin Katar 2022, që fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.
Cavani kalon kështu te Villarreal si lojtarë i lirë, pasi mbylli aventurën e tij te Manchester United në fund të qershorit. /f.a/abcnews.al