Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo, vazhdon të jetë në izolim në Itali. Megjithatë, intervistat e tij me lidhje direkte nuk kanë munguar dhe sot, ka folur për mediat spanjolle, ku ka pranuar se dëshiron të rikthehet në futbollin spanjoll një ditë.
Ish-sulmuesi i Malaga tha: “Unë vazhdoj të shikoj Malagan dhe La Ligan. Më pëlqen futbolli spanjoll. Tani duket se situata po përmirësohet ekonomikisht dhe në nivelin e futbollit, gjë që në fund është ajo që ka rëndësi. Shpresoj që Malaga të kthehet aty ku meriton, që do të luajë në La Liga dhe në Kupat e Europës.
Kam jetuar vite të pabesueshme në Spanjë, kështu që me siguri do të më pëlqente të rikthehem. Në të ardhmen kurrë nuk i dihet, por unë kam një ide të qartë që unë do të doja të kthehem në futbollin spanjoll”, përfundoi Castillejo./abcnews.al