Castillejo: Rikthimi në Champions si trofe, teprohet shumë me kritikat

schedule20:40 - 14 Maj, 2021

schedule 20:40 - 14 Maj, 2021

Entuziazmi te Milani është i madh. Kuqezinjtë ndodhen në formë të shkëlqyer dhe ia dolën të fitojnë dy herë brenda pak ditësh në Torino: 0-3 ndaj Juventusit dhe 0-7 kundër Torinos. Dy ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe Milani ka nevojë për 3 pikë për t’u rikthyer në Champions.

Samu Castillejo vlerëson paraqitjet dhe fitoret e dy ndeshjeve të fundit në prononcimin e dhënë për Sky Sport, teksa ka një mesazh edhe për kritikët. “Djalli” pret Cagliarin në “San Siro” ditën e diel (20:45) dhe lojtari spanjoll beson fort te fitorja.

Kemi arritur dy rezultate të shkëlqyera në dy ndeshje të vështira. Loja ka qenë shumë e mirë, ndërsa fitoret që arritëm ishin madhështore. Jemi shumë afër kualifikimit në Champions League, mungon edhe një hap, të cilin shpresojmë ta hedhim të dielën në stadiumin tonë.

Kritikat janë pjesë e futbollit, është e drejtë të jetë kështu, por ka raste kur teprohet. Mjaftojnë dy humbje për të na cilësuar si një skuadër të vdekur, apo një skuadër që nuk ngre krye sepse është e mbushur me lojtarë të rinj. Më pas, kur vijnë rezultatet pozitive, jemi të gjithë fenomenë.

Rikthimi në Champions League është si fitimi i një trofeu për ne. Sigurisht që do të bëj ndonjë tatuazh të ri nëse e realizojmë këtë objektiv. Ndoshta mund të bëj edhe ndonjë çmenduri me flokët e mi, të shohim“, deklaroi anësori i djathtë iberik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!